Maqedoni

Raporti javor i ISHP-së: Bije përqindja e rasteve të reja me Covid-19

Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet

Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik, në periudhën prej 12 deri 18 prill të vitit 2021 janë testuar gjithsej 21.763 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rënie prej 20,4%.

– Advertisements –

Pozitive janë 5.199 raste, nga 35 qytete, me një rënie të numrit nga java e kaluar për 24,3%. Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 15,3 deri më 27,9%, mesatarisht 22,6 %. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup  (n=2.086; 40,1%), me incidencë javore prej – 337,7/100.000. Incidencë më e lartë javore prej 397,4/100.000  banorë është regjistruar në Manastir.

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=1.722, 33,1%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga  50-59 (n=919; 17,7%), 40-49 (n=882; 17,0%), 30-39  (n=835; 16,1%) dhe 20-29 (n=506; 9,7%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=95; 1,8%) dhe 10-19 vjet (n=240; 4,6%). Tek të gjitha grupmoshat vihet re një rënie e numrit të të sëmurëve.

Sipas gjinisë  janë regjistruar 2.797 (53,8%) femra dhe 2.402 (46,2%) meshkuj.

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 5.921 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është për 3,1% më pak se javën e kaluar.

Janë raportuar 206 raste të vdekjes nga 26 qytete, 25,4% më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 175 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 20 në moshë nga 50-59 vjet, nga 5 persona nga 40-49 vjet dhe 30-39 vjet, dhe 1 person në moshë nga 20-29 vjet.

Në periudhën nga 01-31.03.2021 pranë laboratorit të virusologjisë dhe diagnostikës molekulare në ISHP u bë sekuencionimi i 48 mostrave të përzgjedhura që kanë rezultuar pozitive me SARS CoV-2.

Rezultatet treguan se prani të gjenotipit SARS-CoV-2 B.1.1.7/20I_501Y.V1 (Variant VOC_202012_01, UK variant) tek 98% e mostrave.

Përveç kësaj u bë edhe skrining për prani të variantave tek 200 pacientë, me çrast u detektuan 5 varianta. Lloj dominant me 100% mes mostrave të testuara ishte B.1.1.7 ose i ashtuquajturi lloji britanik.