Showbiz

Ramos sërish vendimtar, Real edhe më afër titullit

Real Madrid ka vuajtur 79 minuta në ndeshjen nd

Real Madrid ka vuajtur 79 minuta në ndeshjen ndaj Getafe që u zhvillua në Santiago Bernabeo të enjten mbrëma.

Mbretërit fituan një penallti shumë të përfolur të cilën nga 11 metra e shndërroi në gol kapiteni Sergio Ramos.

Me golin e tij, Real Madrid i fiton tri pikë shumë të vështira, por jetike për skuadrën që tani është edhe më afër titullit në La Liga.

Ekipi që drejtohet nga Zinedine Zidane tani ka katër pikë më shumë se Barcelona, kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të kampionatit spanjoll për këtë sezon.

Nëse Real Madrid del kampion, do të ishte titulli i 34-të në La Liga.

Herën e fundit kampionatin e fituan në sezonin 2016/17.

Insajderi.com