Lajme

Ramiz Kelmendi kandidat i PDK-së për deputet

Biznesmeni nga Peja, Ramiz Kelmendi do të jetë

Biznesmeni nga Peja, Ramiz Kelmendi do të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka kumtuar kandidati për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj.

“Nga Peja, me mikun tim, Ramiz Kelmendi. Njëri ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, do të jetë pjesë e listës fituese të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Hoxhaj përmendi vizionin për rimëkëmbjen e shtetit, duke shtuar se Ramiz Kelmendi është bashkuar në këtë detyrë.

“Në vizionin tonë për rimëkëmbjen e shtetit, Kosova, sot, ka më së shumti nevojë për profesionistë të dëshmuar në fushën e ekonomisë. Ndihma për bizneset e prekura nga pandemia dhe hapja e vendeve të reja të punës do të jenë prioriteti kryesor i Partisë Demokratike. Prandaj, unë dhe të gjithë në PDK, jemi jashtëzakonisht të lumtur që Ramizi ka vendosur të na bashkohet në detyrën tonë të re. Ramiz, faleminderit për besimin dhe mirë se vjen në mesin tone”, tha ai. /Insajderi.com