Kosovë

Rama zbulon mesazhin nga Albin Kurti: Më kërkoi vaksina për mësuesit, ja çfarë i thashë

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral nga Rrogozhina, zbuloi mesazhin që i ka dërguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me vaksinimin anti-Covid. Rama tha se Kurti i ka kërkuar që Shqipëria të vijojë të ndihmojë Kosovën me vaksinimin e mësuesve.

Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke më falënderuar, e duke më kërkuar që, meqë ata morën vaksina për mjekët, do dëshironte që ne të ndihmonim për mësuesit. Po, i thashë, patjetër, ne do t’i japim ato që duhen e mundet të vaksinohen edhe mësuesit e Kosovës. E si bëhen këto, me llafe e dëngla, duke fjetur gjumë”, tha Rama.

Më tej, kryeministri Rama foli për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, ku sulmoi opozitën.