Ballkan

Rama vizitë ‘sekrete’ në Mal të Zi: Kë takoi në Tuz

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Malin e  Zi, kështu të paktën raportojnë mediat malazeze.

Sipas “Vijesti” të Podgoricës, kryeministri u takua në një restorant, me Nik Gjeloshajn, nga listat shqiptare, njëherësh kryetar i komunës së Tuzit.

Gjeloshaj konfirmoi për “Vijesti” se ishte takuar me Ramën, por nuk donte të fliste për detajet e takimit”, shkruajnë mediat vendase.

“Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq,” tha Gjeloshaj shkurtimisht.

Burime të “Vijesti” pohojnë se tema e takimit ishte procesi paszgjedhor dhe formimi i një mazhorance të re në Malin e Zi.

Rama mbështeti Milo Gjukanoviç dhe DPS në fushatën përpara zgjedhjeve të fundit parlamentare, shton “Vijesti”.