Lajme

Rama takon Mitsotakis: Do të intensifikojnë dialogun me Greqinë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti Kry

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti Kryeministrin shqiptar Edi Rama, në të parën vizitë në selinë e qeverisë greke.

Takimi Rama- Mitsotakis ka zgjatur 55 minuta, ku besohet se temat kryesore kanë qenë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështjet që shqetësojnë palën greke. Pas takimit nuk pati deklaratë për mediat.

Vetë Rama bëri një shënim të shkurtër në facebook pas takimit:

“Shqipëria dhe Greqia do të intensifikojnë dialogun dhe rrisin bashkëpunimin”

Kujtojmë se dy ditë më parë, Mitsotakis tha se ka dy shqetësime kryesore në marrëdheniet me Shqipërinë. E para, sipas tij janë çështjet që lidhen me të drejtat e minoritett grek në vendin tonë dhe që Athina i sheh si parësore për integrimin e Shqipërisë në BE.

Një tjetër çështje e mbetur pezull është delimitimi i kufirit detar mes dy vendeve dhe përcaktimi i zonave ekskluzive ekonomike. Çështje që pret të marrë zgjidhje është ajo e njohjes së lejeve të drejtimit.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë ku po merr pjesë në forumin BE-Liga Arabe.


Etiketa: , , , ,