Lajme

Rama reagon pas 6 orësh për takimin me Albin Kurtin

Takimi me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti u

Takimi me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti u zhvillua këtë pasdite rreth orës 18:00, por reagimin e parë zyrtar kryeministri Edi Rama e bëri pak para mesnate.

Pothuajse 6 orë më vonë kreu i qeverisë ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke postuar edhe një foto nga takimi.

“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive”
, shkruan Rama.

Në foton e publikuar nga kryeministri ndodhet edhe një personazh surprizë, aktori francez me famë botërore, Gerard Depardiu, i cili ndodhet në Shqipëri si protagonist i një filmi.

Postimi i Ramës

Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”?

LEXO EDHE:


Etiketa: ,