Lajme

Rama nesër në Athinë, takim me Mitsotakis (Detaje)

Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis do të takohen

Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis do të takohen nesër në Athinë. Ky është takimi i dytë që dy liderët zhvillojnë brenda pak muajsh, që kur Mitsotakis mori drejtimin e Greqisë.

Takimi Rama-Mitsotakis do të zhvillohet në kuadër të samitit të BE-së me shtetet arabe, ku të pranishëm do të jenë edhe liderë të tjerë të rajonit, BE-së dhe shteteve arabe.

Ndonëse nuk ka informacione mbi temat e diskutimit, pritet që në takim kryeministri grek të ngrejë çështjen e marrëveshjes së detit midis dy shteteve. Të drejtat e pakicës greke dhe procesi integrues i Shqipërisë në BE, pritet të diskutohen gjithashtu nga dy kryeministrat.


Etiketa: ,