Lajme

Rama: Në 25 nëntor prezantojmë paketën kundër KÇK

Partia Socialiste zgjedh sot delegatët e Kongr

Partia Socialiste zgjedh sot delegatët e Kongresit në një proces votimi që ka nisur në orën 8:00 dhe pritet të përfundojë në orën 16:00. Kryeministri Edi Rama ka hedhur votën e tij dhe ka folur për situatën në Gjykatën Kushtetuese.

Rama tha se në 25 nëntor do të prezantohet platforma kundër KÇK-së.

Ky është një konflik i radhës, i shkaktuar nga i njëjti burim konflikti.  Ne nuk do të përfshihemi më tej në këtë konflikt.

Nga data 25 nëntor do prezantojmë platformën kundër KÇK-së, ndaj gjithë atyre që kanë kryer akte të rënda. Ka ardhur koha që të japin llogari. Deri më sot ja kanë dalë ti shpëtojnë ligjit dhe të kenë në dispozicjon pasuri të paligjshme. Do jepen llogari për çdo pasuri të vendosur në mënyrë kriminale

Ne jemi në anën e duhur të historisë, ndërsa Ilir Meta në krahun e gabuar të historisë”, – tha Meta.

Rama komentoi edhe zgjedhjet në PS

Ne sot kemi zgjedhjet. Është një ditë e rëndësishme për konfirmimin e vullnetit tonë, për të patur një parti ku gratë dhe vajzat nga njëra anë dhe burrat nga ana tjetër, janë tërësisht të barabartë. Çdo organizatë e PS-së do drejtohet nga burrat dhe gratë”, – theksoi kryeministri.


Etiketa: ,