Lajme

Rama: Kurti po merret me fushatën zgjedhore në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaru

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Albin Kurti është duke bërë fushatë në Shqipëri.

“Unë nuk bëjë fushatë në Kosovë”, u shpreh Rma për ABC news.

Por, Rama tha se i respekton institucionet e Kosovës, pavarësisht se kush është në krye të tyre.

”Respektoj institucionet dhe Kryeministrin e Kosovës, pavarësisht se si e ka emrin, dhe pavarësisht se çfarë pozicioni politik apo ku e di unë që e ka dhe unë nuk mund të hy fare tani në këtë mes për të bërë karshillëçe apo kushedi çka”.

Rama paralajmëroi diçka Kurtin, për këtë iu referua raporteve të tij me ish-kryeministrin, Ramush Haradianj.

”Mjafton që të mos qëlloj ku e di unë siç ka qenë në të kaluarën, një kryeministër që të shpifi”, tha Rama.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar nga qytetarët e Shqipërisë që të votojnë tre kandidatët e VV-së për deputetët në zgjedhjet e 25 prillit atje. /Insajderi.com