Shqipëri

Rama kërkon nga Vuçiqi ta dënojë deklaratën e Vulinit

Ka ardhur reagimi i kryeministerit të Shqipëri

Ka ardhur reagimi i kryeministerit të Shqipërisë, Edi Rama, pas deklaratës së ministrit të mbrojtjes në Serbi, Aleksander Vulin, ku tha se “vendimi i Tiranës për t’i dhënë Kosovës portin e Durrësit është përpjekje për ta krijuar Shqipërinë e Madhe”.

Rama ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, që ta dënojë këtë deklaratë të ministrit të tij.

“Vuçiq, a është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim”, ka shkruar Rama në Twitter.

Vulin ka kërkuar po ashtu që të reagojë Bashkimi Evropian në lidhje me portin e Durrësit.që iu dha Kosovës.

Qeveria e Kosovës dhe ajo Serbisë kanë mbajtur takim më 2 tetor për të rritur bashkëpunimin në mes dy shteteve shqiptare.