Shqipëri

Rama ironizon opozitën: Luli është shalqi që nuk piqet kurrë, Monika, Saliu shkarkues….

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar planin me 5

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar planin me 5 pika të Partisë Demokratike për daljen nga emergjenca e krijuar nga pandemia.
Me anë të një postimi në twitter, Rama shprehet se “programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.

Basha ishte sot në Durrës ku takoi biznesin e vogël. Ai përsëriti edhe njëherë thirrjen ndaj qeverisë që të marrë planin e demokratëve dhe ta zbatojë pasi sipas tij koha nuk pret dhe gjendja ekonomike e qytetarëve dhe bizneseve sa vjen e rëndohet.