Kosovë

Rakiq i Listës Serbe kërcënon me dalje nga Qeveria

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq e ka dhënë kërcënimin e radhës për daljen nga Qeveria Hoti.

Në një prononcim për Indeksonline, zëvëndëskryeministri Rakiq ka deklaruar se janë duke konsideruar daljen nga Qeveria.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Lista Serbe është duke kërkuar respektimin e marrëveshjes së koalicionit me partnerët kryesor. Nëse kjo vazhdon të mos përmbushet, ne po konsiderojmë largimin nga Qeveria. Këtë ia kam përcjellur edhe kryeministrit Hoti” ka thënë Rakiq.

I pyetur nga Indeksonline për deklaratën e Besnik Tahirit se Lista Serbe ashtu siç ka hyrë, edhe mund të dal, Rakiq ka dhënë një përgjigje.

Fakti që zëvëndëskryeministri Tahiri nuk është i vetdijshëm për bisedën tonë me kryeministrin, tregon se komunikimi mes tyre si partner është i mangët. Andaj këtë pyetje duhet ta bëni për të, dhe jo për mua” ka thënë Rakiq.