Lajme

Ra në pusin 180m, vazhdon beteja për shpëtimin e 2-vjeçarit (VIDEO)

Një operacion i madh shpëtimi është ndërma

Një operacion i madh shpëtimi është ndërmarrë për të nxjerrë një 2-vjeçar që ka rënë në një pus të thellë në Indi.

Sujith Wilson qëndron aty prej 3 ditësh. Fillimisht ai ra në 10 metra thellësi, por tani raportohet se ka rënë akoma më poshtë në pusin 180 metra të thellë, në shtetin Tamil Nadu.

Ekipet e shpëtimit po i pompojnë oksigjen djalit, por nuk dinë ende gjendjen e tij. Ata po përdorin makineri të rënda për të gërmuar një vrimë të dytë paralele me pusin ku ka rënë fëmija. Zyrtarët thanë se e kishin dëgjuar fëmijën duke marrë frymë, nga një kamera që kishin ulur në pus.

Sujith ra në pusin e braktisur ndërsa po luante me shokët të premten. Banorët po luten në tempuj, xhami dhe kisha në të gjithë shtetin për daljen e sigurt të djalit nga pusi.

Kjo situatë rikthen në vëmendje rastin e trishtë të vogëlushit Julien në Malaga në janar të këtij viti, që ra në një pus të thellë uji dhe u desh mbi një javë gërmime nga minatorët që të arrihej tek trupi i vogëlushit, që kishte vdekur ndërkohë.


Etiketa: , , ,