Kosovë

Qytetari që po e pret motrën në aeroport: Kanë qenë të tronditur, falë zotit janë gjallë

Ilaz Kryeziu ka dalë në aeroportin e Prishtinës për të pritur familjarët e tij të cilët i shpëtuan aksidentit tragjik në Koraci.

Kryeziu tha se aty po e pret motren dhe dhëndrrin e tij për të cilët tha se janë tronditur nga aksidenti dhe se kanë pësuar disa lëndime.

“Kam dalë ta pres motrën dhe dhëndrrin. Në aksidentin I cili ndodhi më 25 korriknë Kroaci kisha motrën dhe dhëndrrin, falë zotit shpëtuan. Të gjithë atyre që shpëtuan iu uroj shërim të shpejtë, kurse të vdekurit qofshin të xhenetit. Kanë pasë disa lëndime kanë qenë të tronditur, gjithvka ka qenë e papritur, falë zotit ata janë gjallë”, ka thënë Kryeziu për RTK.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti po qëndrojnë në Aeroportin e Prishtinës për t’i pritur të mbijetuarit e aksidentit tragjik të Kroacisë.

Përveç Kurtit dhe Osmanit, prezent në Aeroportin e Prishtinës është edhe kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca.

Të mbijetuarit e aksidentit pritet që të arrijnë në Aeroportin e Prishtinë, pas pak minutash.