Maqedoni

Qytetarët nisen drejt Serbisë për t’u vaksinuar, pritje deri në 40 minuta në Tabanoc

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, në rrugë kryesisht të thata, me intensitet të moderuar në rrugët jashtë zonave urbane, transmeton Alsat. Siç informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë në vendkalimin kufitar “Tabanoc” po pritet deri në 40 minuta për të kaluar kufirin. Arsyeja është numri i madh i qytetarëve tanë që sot po udhëtojnë drejt Serbisë për t`u vaksinuar kundër Covid-19. Sipas LAMM në pikat e tjera kufitare nuk ka vonesa për hyrjen dhe daljen nga vendi.

– Advertisment –