Kosovë

Qytetarët e lagjes Arbëria në Klinë protestojnë për problemet me rrymë të dobët

Banorët e lagjes Arbëria në Klinë tash e 10 vite kanë probleme me rrymë të dobët, dëmtohen bizneset

Për t’iu përgatitur ushqimin klientëve, e përdor furrën. 

Që kjo pajisje për pjekje të funksionojë, pronari i një qebatoreje në Klinë, ka ndezur gjeneratorin prej orës 06.00 të mëngjesit.

Kjo pasi, fuqia e ulët e energjisë elektrike që shpërndahet në Lagjen Arbëria, nuk arrin t’i vë në funksion makineritë.

Pikërisht për këtë arsye, banorë të kësaj lagje të martën protestuan para KEDS-it në qytetin e Klinës. 

Sipas tyre, dëmet janë të mëdha nga ky defekt.

Berisha tregon edhe arsyet pse është duke ndodhur ky problem në këtë lagje.

Behxhet Shala I cili është edhe pronar I një biznesi në atë zonë thotë se vazhdimisht kanë marrë premtime, por nuk ka asgjë konkrete

Shala shton se përkundër që nuk kanë energji të mjaftueshme po faturohen më shumë se që duhet nga KEDS-i. 

Ata kishin fillur punimet për të sanuar atë problem të cilët qytetarët e kësaj zone e kanë tash e 10 vjet.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tregoi pse pikërisht të martën filluan punimet. 

Buzhala thotë se problemet me këtë zonë për furnizim të rregullt, janë edhe për shkak të shtëpive që janë ndërtuar pa leje.