Opinione

Qytetarë me drejtësi të munguar në një vend me gjykata e prokurori tërësisht të korruptuara

Siguria dhe besimi i qytetarëve në një shoqëri

Siguria dhe besimi i qytetarëve në një shoqëri të emancipuar dhe të civilizuar të një vendi, më së pari është e lidhur me plotëfuqinë dhe përcaktimin e drejtësisë e kjo e fundit tregon dhe qëndrueshmërinë e shtetit apo dhe aftësinë e tij për t’u dhënë qytetarëve të saj atë që ata të vetëdijshëm nuk mund ta vetë ralizojnë në cënimin e sigurisë ose kur ka pasur një padrejtësi, mosmarrveshjet mes palëve, e aq më tepër veçanërisht përballë një problemi që dëmton njeriun e që ky i fundit nuk është i prirur ta durojë.

Synimi dhe qëllimi i vetëm i një shteti ndaj shtetasve të vetë së pari duhet të jetë pacënueshmëria dhe përmbushja e domosdoshme pa kurrfarë interesi i të drejtave të barabarta të shtetasve të saj pa lënë të shkelen të drejtat e tyre edhe në ato raste kur për shkak të padijes, a të plogështisë shtetasi ka lënë pa kryer detyrën e tij, apo nuk iu ka dhënë shkas gabimeve të natyrave të ndërlikuara, të errëta apo të ketë cënuar interesin e dikujt.

Nëse deri në momentin e formimit të shtetit mosmarrëveshjet dhe qështjet e tjera të cënimit të së drejtës, zgjidheshin nga kodet kanunore, me formimin e shteti është gjykata ajo që duhet të jetë garant i drejtësisë. Ajo duhet të ndalë një veprim të gënjeshtërt ku energjitë janë gjithnjë të tensionuara e nëpërmjet të cilit mëndohet të arrihet diçka e padrejtë e plot rreziqe.

Sistemi i drejtësisë në një shtet demokratik është ai që rregullon raportet dhe përcakton ato në mes dy palëve, qoftë kjo dhe midis pjesës së qeverisë dhe pjesa e qeverisur.

  Strukturat gjyqësore kanë për detyrë që të mos lejojnë të cënohet, a dëmtohet e pengohet realizimi i synimeve të njërës pale, duke cënuar interesin e palës tjetër. Po për të realizuar këtë është e domosdoshme të këmi një strukturë drejtësie të pavarur, të pa ndikuar e të pa kapur nga strukturat e caktura të shtetit apo krimit të organizuar.

Gjyqtari gjatë hetimit të një mosmarrëveshje duhet të jetë i barazlarguar nga palët ndryshe kemi vendime të gabuara të pasakta e të njëanëshme.

Përvoja e vendit tonë në 30 vitet e fundit ku nëpër gjykata, prokurori e organet e tjetra të drejtësisë zunë vend militantë të partisë apo prokurorë e gjykatës të pashkolluar me një nivel të tillë kulturor që le për të dëshiruar e nuk arrinë as mesataren, apo me kurs të plepave në Durrës çoi në një gjendje katastrofike të gjyqësorit në vend. Gabimi është i rëndë dhe qëndron. Pasojat e urdhërave shtërngues nuk i përgjigjen aspak qëllimit që kanë këto institucione, që në vend që të jenë institucione të drejtësisë janë kthyer në institucione të padrejtësisë ku korropsioni, vjedhja janë në nivelet më të larta në emër të drejtësisë. 

 Madje shpesh veprimet dëmprurëse janë aq të mëdha përballë një sistemi të tillë të korruptuar deri në qelizën e fundit, sa arrinë deri në shkrirjen e Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë. Vendi gjendet përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve që jetojnë në kushtet e sheikëve dhe nuk justifikojnë dot as prapambetjen në dije as pasurin e as nivelin e formimit për punën e padrejtë që bëjnë. 

Prandaj shoqëria varet kaq pafundësisht nga formimi dhe karakteri i munguar i zyrtarëve në këto institucione, që me të drejtë mund të quhen institucionet e padrejtësisë, e ku njëra palë përvetëson krejt padrejtësisht të drejtat e tjetrit. Natyrshëm për shtetasit vjen zhgënjimi, humbet durimi e besimi tek strukturat e shtetit të vet që në fakt duhet të mbrojë interest e tyre.

Drejtësia dhe organet e saj e kanë humbur të drejtën morale e në vend që të ndihen të pavarur e të vetëdijshëme për forcën e vet të brendshme, ato gjenden nën vartësinë nga rrethan e jashtëme të zhytura në korrupsion dhe vjedhje të lidhura me krimin e marrin vendime kaq të pasakta e kjo bën që vetëmjaftueshmëria e luksit, harbimi dhe ndikimi i dëmshëm i pasioneve të mbrapshta dhe orgjitë e një jete tejet të shthurur t’u errësojë sytë para vendimeve që marrin.

 Shpesh hapat e tyre shkojnë dhe më tej dhe duket se parimi më i lartë i artit të të lidhurit të marrdhënieve të tyre shkon drejt krimit e për ta kjo kthehet tashmë në diçka të domosdoshme.

Në gjykatat tona proceset gjyqësore nderlikohen e stërzgjaten pafund, bëhen gjithnjë e më të kushtueshme e më të papërballueshme për shtetasit dhe vendimet gjithnjë e më të shtrembërta e në të shumtën e rasteve jo në përputhje me pikëpamjet e palëve kaq të padrejta e të pasakta e kaq larg drejtësisë e të gënjeshtërta. Vendimet janë larg të arsyetuarit e që aq dendur e errësojnë të vërtetën e mbeten dyshueshmërisht gjithnjë ta pasakta ku vihen re qartë pikësynimi i ngushtë shpirtëror dhe mendor. Të gjitha këto kanë shpënë në mënyrë të pandalshme drejt shkatërrimit e denigrimit tërësor të sistemit të drejtësisë e kjo tregon pa vitalitetin e shtetin tërësisht të degjeneruar që ka drejtuar vendin në më shumë se tridhjetë vite.

 E kjo është shijimi i përbashkët i një të keqioe të madhe ku shija e rrjedhojave dobiprurëse mungon. Janë deputetët tanë dhe qeveritë tona të njëpasnjëshme që kanë realizuar formësimin e shprehive në përputhje me atë model, që shteti e sheh më të përshtatshëm për vete e deputetët për jetëgjatësinë e tyre në pushtet.

Kështu që në vend që të zvogëlohet sadopak mundësia e të mashtruarit, lëshimit të dokumentave të rreme ndodh e kundërta e pos saj shumfishimi i proceseve gjyqësore të panevojshme, vështirsimin e marrëdhënjieve dhe kufizimin e lirive të njerëzve. Duke çuar drejt fenomenit ku e keqja nxit lakminë e njeriut për të shkelur vazhdimisht hapsirat e të tjerëve, ku çnderimi dhe poshtërimi bëhet pjesë e ligjit dhe e vendimit gjyqësor.

Tulakët e budallallepsur në gjykata nuk janë në gjendje të përdorin aftësitë mendore njerzore e të shtyrë të mendojnë se ëndërrimet më të paarsyeshme të gjyqtarëve shpesh qojn pas vendimeve drejt krimit.

Do të mjaftonte rasti i tulakut (qafë tulit) Jak në gjykatën e Lezhës që s’mundi ta mbaroj, normalisht shkollën e lartë e deri dje punonte në prodhimin e kallëpeve të betonit pas vendimit të padrejt të të cilit vjen vrasja në një fshat të Mirditës. 

Këtu pra fushështrirja ku është shndërruar realisht morali në pamoral, apo mëdyshja e formimit të vërtet të njeriut çon në domosdoshmërinë e parimit të ndëshkueshmërisë edhe pse padija çon në vendime katastrofike.

Zvetënimit moral është kaq i madh sa gjykata, prokuroria dhe policia e shtetit shihen pikërisht si organe të padrejtësisë. Nëse ky përcaktim është tërësisht negativë, fushështrirje për ta shndërruar realisht moralin e munguar dhe besimin e humbur kërkon ndëshkueshmërinë jo vetëm largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Mosndëshkimi i tyre i hap rrugën krimit dhe korrupsionit e bën kombin të plogët, mosveprues gjithnjë mosbesues ndaj strukturave të shtetit të vet.

 Padija dhe vullneti negativ i njerëzve në strukturat e shtetit, mungesa e një ndihme të caktuar e të sigurtë të këtyre stukturave nxit më shumë drejt pasurimit të përvojës dhe dijes vetiake dhe në të njëjtën kohë i bën më të ngushtë e të larmishme lidhjet individuale e çon shpesh në vetëgjyqësi.

Krejt ndryshe ndodh nëse bëheshin llogaritë saktë, shkeljet dënoheshin e gjykoheshin drejt e mbi bazen e normave ligjore e morale. 

Në një shtet, në të të cilin qytetarët shtyhen ose janë të shtërnguar me anë mjetesh të tilla që t’u përmbahen e të përmbushin kërkesat e ligjeve, do të mund të ishte një shtet i qetë, paqësor, i begatë e ku njerzit nuk do të ishin kurrë si një kope skllevërish por një bashkim njerëzish të lirë, të cilët kanë vetëm një kufi, atë të mosshkeljes së të drejtës ligjore kushdo qoftë që nga kreu i shtetit e deri te qytetari më i thjeshtë i vendit.

Ndodhemi si qytetar të një shtreti me qeveri që vinë e ikin, e me një drejtësi të munguar në një vend totërësisht të korruptuar.

Pra në vendin tonë përballemi me një gjykatë e prokurori të korruptiar, e lidhur me krimin, ku gjyqtarët e prokutroret injorantë e tulakë, janë veshur me pushtetin e marrin vendime kriminale prandaj më shumë se kurrë ka ardhur koha për zbatimin e vendimit të ndëshkueshmërisë e jo tolorimit.

Më shumë se kurrë vendi dhe kombi përballet me parimin e pagabueshëm të domosdoshmëris së ndëshkimit të strukturave të padrejtësis që gjenden në organet e drejtësisë.