Lajme

Quni tregon arsyjet e kandidimit për kryetar të LDK-së

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni ka folur për arsyet që e kanë shtyrë që të kandidojë për kryetar të kësaj partie. Ai tha se ka dashur që në opinion të krijojë një bindje që zgjedhjet në LDK janë demokratike dhe të hapura për të gjithë.

“Unë besoj në atë se zgjedhjet brenda LDK’së do të jenë në nivelin më të lartë demokratik. Kjo ka qenë një ndër arsyet që e kam nominuar edhe veten. Thjeshtë për të krijuar një opinion se ne jemi më të hapur. Është krijuar një bindje që zgjedhjet brenda LDK’së janë një skenar për të cilën ne nuk kemi pasur kundërargument, edhe pse të gjitha zgjedhjet kanë qenë demokratike“, ka thënë ai në emisioni “Frontal.

Më tutje ai bëri të ditur që ka inkurajuar edhe anëtarë të tjerë që të shpallin kandidaturën e tyre.

“Kam inkurajuar edhe anëtarë tjerë të LDK’së që të kandidojnë. Nuk e kam pasion por thjeshtë një nxitje që më të vërtet ta kemi një lider që do të jetë unifikues. LDK është një lloj diversiteti për çështje të tjera por na duhet një lider unifikues që i mbledh të gjithë”, ka deklaruar ai.

Quni foli edhe kundërkandidatët e tij për kryetar të LDK’së. Ai tha se edhe me Abdixhikun por edhe me Hazirin kanë raportet të shkëlqyera.

“Edhe me Lutfin edhe me Lumirin jemi në raporte të shkëlqyera. E kemi uruar dje njëri-tjetrin. Unë e kam shpallur kandidaturën më herët në Kryesinë e ngushtë, e ndërsa Lumiri dhe Haziri e kanë shpallur dje më mbledhjen e përgjithshme të kryesisë”, ka pohuar Quni.

Kandidati për kryetar të LDK’së, foli edhe për preferencat e kryetarit në dorëheqje të partisë, Isa Mustafa.

“Unë jam shumë i sinqertë që nuk kam vërejtur se nga kryetari parapëlqehet ndonjë kandidat ose se ka ndonjë skenar të përgatitur se kush do të jetë lideri i ardhshëm i LDK’së. Në bisedat tona lakohen disa emra, por nuk është tek unë që ta bëj publike”, ka thënë më tutje Quni.