Showbiz

QKUK: 141 raste po trajtohen me Covid-19, 58 në oksigjeno-terapi

Përmes një njoftimi, QKUK bën të ditur se në Kl

Përmes një njoftimi, QKUK bën të ditur se në Klinikë Infektive janë të shtrirë 112 raste me Covid-19 pozitiv, në pulmologji 20 pacientë Covid-19 pozitiv me oksigjeno-terapi, kurse në mjekësinë sportive, njësia intensive janë të shtrirë 9 pacientë me Covid-19 pozitiv, një nga ta, 1 i intubuar, kurse 5 të tjerë me CPAP dhe 3 të tjerë me maskë oksigjeni, njofton Insajderi.

Nga 111 pacientët e Klinikës Infektive, 58 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv të infektives janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.

Me datën 02.07.2020, nga Klinika Infektive janë lëshuar 5 pacientë, 3 pacientë Covid 19- pozitiv, por me gjendje stabile klinike dhe laboratorike dhe 2 të shëruar./Insajderi.com