Bota Kuriozitete

Qindra shenja këmbësh të dinozaurëve zbulohen në Poloni

Qindra shenja të këmbëve të dinozaurëve janë zbuluar në Poloni, duke dhënë shenja të një ekosistemi kompleks para rreth 200 milionë vjetëve, thanë gjeologët.

Të përshkruara nga Instituti Kombëtar Polak i Gjeologjisë si grumbull thesaresh, shenjat dhe eshtrat e fosilizuar u gjetën në një minierë në Borkoëice, 130 kilometra në jug të Varshavës, shkruan CNN.

“Në shenjat e lëna nga dinozaurët, mund t’i lexoni sjelljen dhe shprehitë e tyre. Kemi shenja që janë lënë nga dinozaurët duke vrapuar, notuar, pushuar dhe ulur”, tha gjeologu Grzegorz Niedzwiedzki.

Shenjat më të mëdha të këmbëve të dinozaurëve janë 40 centimetra të gjata dhe në shumë raste mund të shihet në hollësi edhe struktura e lëkurës.

Në këtë vend u gjetën qindra shenja që përfaqësojnë të paktën shtatë lloje. Gjeologët thonë se ka gjasë që të gjejnë edhe më shumë shenja. Ata gjithashtu kanë zbuluar fragmente eshtrash nga kafshët dhe peshqit.