Maqedoni

Qeveria reagon ndaj ndërtimeve pa leje në Strugë

Pasi Alsat pak kohë më parë njoftoi se ka 65 nd

Pasi Alsat pak kohë më parë njoftoi se ka 65 ndërtime të paligjshme në territorin e komunës së Strugës në pjesën e mbrojtur të liqenit, nga Qeveria thonë se kryetari Ramiz Merko ka detyrim ligjor të veprojë mbi to, dhe t’i heqë ato. Përveç kësaj, Struga nuk ka dorëzuar ende as inventar të ndërtimeve të paligjshme, siç ka bërë pushteti lokal në Ohër dy vjet më parë.

– Advertisements –


 Është e papranueshme toleranca, madje edhe inkurajimi i autorëve të ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur, të cilat shkaktojnë dëme serioze në buxhet, e shkatërrojnë trashëgiminë tonë natyrore dhe shpirtërore, e cila është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Kjo krijon një ndjenjë padrejtësie dhe inati tek njerëzit”, thonë nga Qeveria.

Nga Qeveria thonë se komisioni që ka punuar në rekomandimet e UNESCO-s, pret që Struga të veprojë sipas tyre. Por, disa aktivistë civilë besojnë se pushteti qendror duhet të përfshihet në zgjidhjen e problemit.

Ky problem është shumë i vjetër. Dhe është shumë e qartë, që ka ndërtime të paligjshme në zonën e mbrojtur të liqenit. Është e mundur që të jenë më shumë se 65. “Mendimi im është se ky problem mund të zgjidhet vetëm nëse pushteti qendror vendos ta rregullojë këtë problem, dhe t’i miratojë ndryshimet e duhura ligjore në mënyrë që të marrë masat e duhura”, tha Gligorie Qatoski, aktivist civil.

Nga Qeveria shtojnë se në përputhje me Ligjin për Ndërtim, detyrimi për rrënimin e ndërtesave të paligjshme është në duart e komunave. Nga Pushteti lokal në Strugë nuk iu përgjigjën pyetjeve të Alsat, se si do ta zgjidhin statusin e plazheve, që menaxhohen me koncesione të skaduara, çfarë do të ndodhë me objektet dhe platformat, dhe nëse do të veprohet për heqjen e objekteve të ndërtuara në liqen, me një aksion të tillë siç po zbatohet aktualisht në Ohër.

Miki Trajkovski