Maqedoni

Qeveria përmes ndryshimeve ligjore do të kufizoj të drejtën e protestës

Propozim ndryshimet e Ligjit për Tubime publike që tanimë kanë arritur në Kuvend parashikojnë rregulla të reja për të realizuar të drejtën kushtetuese për tubime publike, të cilat nënkuptojnë kufizime të reja në realizimin e kësaj të drejte.

Më konkretisht përmes propozim ndryshimeve parashikohet të rritet numri minimal për mbajtjen e një tubimi publik nga 20 në 50 qytetarë.

Më tej sipas ndryshimeve parashikohet që Tubim publik për të shprehur mendimin e lirë apo protestë mund të organizohet në çdo vend që është adekuat për atë qëllim, përveç:

– Vendeve me rëndësi vitale për qarkullim të lirë (tunele, vendkalime hekurudhore, ura, mbikalime, vendkalime kufitare dhe udhëkryqe)

– Para selive të organeve shtetërore dhe hapësirave rreth tyre

– Para ambasadave

– Para objekte që janë në interes të sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

– Kufizohet edhe koha e mbajtjes së tubimeve nga ora 06 e mëngjesit deri në ora 23:00.

Ndërkohë që në Nenin 21 të Kushtetutës thuhet se: Qytetarët kanë të drejtë që të tubohen dhe të shprehin protestë publike pa mos siguruar ndonjë leje përkatëse paraprake. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm në kushte të luftës dhe gjendjes së jashtëzakonshme.

Loading…