Opinione

Qeveria Hoti u ka dhënë para atyre që kanë, e jo atyre që s’kanë!

Të sqarojmë me radhë:

Në Gjermani, shtet

Të sqarojmë me radhë:

Në Gjermani, shteti nuk e ka ndihmuar asnjë ndërmarrje dhe asnjë biznes, ani pse nuk kanë zhvilluar veprimtari afariste, për shkak të pandemisë.

Në Kosovë, Qeveria e kaluar (shteti) u ka ndarë miliona edhe atyre ndërmarrjeve që kanë, në vend që të ndihmohen ata që s’kanë, siç janë shtresat shoqërore me asistencë sociale, pensionistët e kategorive të ndryshme dhe mjekët, jeta e të cilëve është rrezikuar në mënyrë konstante nga virusi Covid-19.

Edhe ato 30 Euro, e Qeverisë Hoti për pensionistët, jo vetëm që ishin një shumë qesharake, por edhe iu ishin dhënë pensionistëve vetëm përkohësisht për periudhën 3 (tre) mujore.

Tani, qeveria aktuale ua ndali 20 Euro, duke ua lënë vetëm 10 Euro, shtesë në afat të pacaktuar.

Ani pse në qeverinë e kaluar ndodhën shumë skandale financiare, vjedhja e 2.1 milionë eurove, në thesarin e shtetit.

Aferat korruptive në ministrin e Bujqësisë, menaxhimi në mënyrë jo racionale i mjeteve buxhetore, ndryshimet e mëdha në mes të hyrave përkatësisht rrogave të politikanëve dhe individëve në krye të institucioneve shtetërore dhe të kategorive të të punësuarve në veprimtari tjera, ka krijuar një muri ndarës shumë të madh në mes atyre që kanë, atyre që kanë shumë pak dhe atyre që s’kanë aspak.

As një qeveri e pas luftës nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur një dukurie të tillë, prandaj në mënyrë të përsëritur ka vazhduar thellimi i dallimeve në mes atyre që kanë rrogat shumë të larta dhe atyre që i kanë rrogat shumë të ulëta apo atyre që nuk kanë të hyra fare, sepse nuk janë të punësuar dhe shumica e tyre janë lënë në mëshirën e fatit.

Tani për të pasqyruar dallimin në nivelin e standardit në mes politikanëve dhe shtresave në nevojë në një periudhë të një krize kaq të thellë ekonomike të vendit për shkak të pandemisë dhe shumë aferave tjera korruptive të qeverive të kaluara, ish-kryeministri Hoti, në përfundim të karrierës së tij në krye të qeverisë se kaluar bleu një kerr luksoz BMË.

Sa ishte duke e qeverisur vendin qeveria anti-kushtetuese Hoti, ndarja e financimit bizneseve dhe ndërmarrjeve afariste është bërë në mënyrë lineare, që do të thotë qindra mijëra euro kanë marrë si ndërmarrjet afariste të cilat nuk e kanë ndërprerë veprimtarin e tyre afariste për shkak të pandemisë, si ato të cilat janë detyruar të pezullojnë veprimtarinë e tyre për shkak të pandemisë.

Një politikë e tillë ekonomike pa dyshim e ka dëmtuar padrejtësisht buxhetin e shtetit, duke e thelluar edhe më shumë krizën ekonomike në vend dhe uljen e nivelit të jetesës së qytetarëve .

Thirrja për rimëkëmbje ekonomike të vendit për shkak të pasojave të pandemisë nga opozita apo edhe pozita, pa hyrë në kredi vendi në institucionet financiare ndërkombëtare , është një thirrje që dëgjohet vetëm në veshin e atyre që thërrasin…