Lajme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendos, Bajrami dhe Pashkët pa orë policore

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është miratuar vendimi që gjatë festës së Bajramit dhe Pashkëve të mos ketë orë policore.

Gjegjësisht bëhet fjalë për datat mes 1 dhe 2 majit si dhe 13 dhe 14 majit.

Ndërkaq, duke filluar prej nesër (e mërkurë), përpos ditëve të festave, ora policore do të fillojë në orën 21:00 dhe do të mbarojë në orën 05:00 të ditës së nesërme, transmeton Insajderi.

Gastronomët do të mund të punojnë vetëm në oborret dhe tarracat e kafeneve dhe restoranteve, ndërsa orari i punës do të jetë deri në ora 20:30.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se sipas informacioneve të fundit, vaksinat kineze më 28 prill nisin nga Pekingu drejt Stambollit, më 30 prill nga Stambolli në Beograd dhe priten më 30 prill ose më 1 maj.

Ai shtoi se posa të vinë vaksinat do të shpërndahen në të gjitha pikat e vaksinimit në mënyrë që vaksinimi, pas festave shtetërore, të fillojë.

“Deri tani janë vaksinuar rreth 53 mijë qytetarë”, theksoi Filipçe.

Ndryshe, me arritjen e rreth 200 mijë vaksinave kineze pritet të fillojë vaksinimi masiv dhe vaksinimi të bëhet me kapacitet të plotë./Insajderi.com