Lajme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur karantinë për qytetarët e Indisë dhe Brazilit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e s

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e Shtabit të Krizës sipas të cilit ora policore do të filloj në ora 23:00 dhe do të zgjas deri në ora 05:00 të ditës së nesërme, njofton Insajderi.

Gjatë kësaj mbledhje gjithashtu u vendos që objektet gastronomike të punojnë deri në ora 22:30, por vetëm në pjesët e jashtme, terraca dhe jo edhe brenda objektit.

Ky vendim i qeverisë do të hyjë në fuqi nga e mërkura (05.05.2021).

Komisioni për Sëmundjet Infektive në shtetin fqinj gjithashtu propozoi dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut  në seancë pranoi futjen e një mase për vetë-izolim të detyrueshëm (karantinë) që zgjat 14 ditë për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj – udhëtarët që vijnë nga India dhe Brazili për të parandaluar përhapjen e tensionet SARS-CoV -2. /Insajderi.com