Lajme

Qeveria demanton Borrellin, thotë se nuk ka marrë ftesë për takim me Serbinë më 11 maj

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka mohu

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka mohuar se do të ketë takim me palën serbe më 11 maj.

Ai ka thënë se ky takim mund të ketë ardhur me dëshirë të Beogradit, mirëpo thekson se kjo nuk është dakorduar nga pala kosovare.

“Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj. Ndoshta, kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo me neve”, tha Kryeziu.

Ai më tej shtoi se kryeministri Kurti do të udhëtojë nesër në Bruksel, bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi dhe zëvendëskryeministren Gërvalla, për, siç tha ai, “takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e qeverisë belge”.

Në fund, Kryeziu tha se “datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”.

Reagimi i tij vjen pas deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe atë të Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili, siç raportoi REL-i, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet të vazhdojë më 11 maj në Bruksel.

“Po bëjmë çmos për të vazhduar dialogun dhe shpresoj se më 11 maj një takim”, tha Borrell./Insajderi.com