Lajme

Qeveria amerikane mirëpret bashkëpunimin Kosovë-Serbi në Merdare

Zëdhënësja për media e Sekretarit të shtetit amerikan Mike Pompeo, Morgan Ortagus, përmes Twitterit ka përgëzuar Serbinë për marrëveshjen që të vendosë stafin e saj në pikën kufitare në Merdare, raporton Gazeta Express.

Zyra e Mike Pompeos që vepron në kuadër të Departamentit të Shtetit poashtu ka duartrokitur angazhimin e Kosovës dhe Serbisë për të zbatuar marrëveshjet e arritura më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne e duartrokasim marrëveshjen e Serbisë për ta vendosur stafin në Merdare dhe zotimet e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. Qarkullimi i sigurtë dhe në mënyrë efikase e mallrave, shërbimeve dhe njerëzëve do të hapë dyert për të rritur prosperitetin dhe stabilitetin në Serbi dhe Kosovë”, ka shkruar Ortagus në Twitter.

Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë arritën marrëveshje për normalizim ekonomik.