Bota Lajme

Qesharake: Putini zgjidhet mashkulli më tërheqës në Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin, është zgjedhur si mashkulli më tërheqës në Rusi, besojeni ose jo.

Sipas një ankete me 2.000 pjesëmarrës të të dyja gjinive, shefi i Kremlinit është burri më i pashëm në vendin me mbi 144 milionë banorë.

Burri 68-vjeçar, i cili e udhëheq për një kohë të gjatë shtetin me sipërfaqen më të madhe në botë, ishte i vetmi që kishte përqindje dyshifrore të votave në këtë anketë.

Të pyetur se kush është burri më tërheqës në vend, 18 për qind e burrave pjesëmarrës në anketë dhe 17 për qind e grave thanë se ai është presidenti i vendit.

Në këtë fushë, as aktorët, as atletët, as politikanët tjerë nuk mund të garojnë me të sot”, shkroi faqja SuperJob, që e publikoi anketën.

Rezultatet e kësaj ankete u publikuan vetëm disa ditë pasi ligjvënësit rusë e miratuan ligjin që ia mundëson Putinit qëndrimin në pushtet si president deri në vitin e largët, 2036.

Anketa është bërë me 1 mijë burra dhe 1 mijë gra në mbi 300 qytete në pjesë të ndryshme të Rusisë, nga 22 marsi deri më 31 mars.