Xhevdet Qeriqi, Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, dhe Kryetar i Shoqatës të Invalidëve të Luftës të UÇK-së në Fushë Kosovë, është pritur në takim nga ambasadori i Turqisë në Kosovë Çagri Sakar, shkruan KosovaPost.
“Ambasadori u interesua për gjendjen shëndetsore të Invalidëve Luftës të UÇK-së dhe mundësinë e shërimit të tyre në shtetin e tij”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot, u prita në një takim nga Ambasadori i Turqise, në Prishtinë, z.Çagri Sakar.
Ambasadori u interesua për gjendjen shëndetsore të Invalidëve Luftës të UÇK-së dhe mundësinë e shërimit të tyre në shtetin e tij.
Kujtojmë se gjatë periudhës të luftës në Kosovë dhe pas përfundimit të saj,Turqia i ka ndihmuar dhjetëra luftëtarë të shërohen nëpër spitalet e tyre. Në emër të Shoqates të Invalidëve të Luftës të UÇK-së, Dega në Fushë Kosovë dhe në emrin tim e falendrova ambasadorin, për ndihmën që ka dhënë shteti Turk në këtë aspekt.