Lajme

PZAP-ja hedh poshtë ankesën e Vetëvendosjes për votimin e diasporës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ( PZAP) ka hedhur poshtë ankesat e ushtruara nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Organizata joqeveritare “Germin” kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ka të bëjë me verifikimin e aplikacioneve për regjistrim për periudhën e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosove.