Lajme

Putini e quan helmimin e Navalny-t ‘një hile’

Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur poshtë

Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur poshtë si “një hile” një hetim të përbashkët mediatik që fajësoi agjentët  rus për helmimin e kritikut të tij, Alexei Navalny.

Ai akuzoi z. Navalny për marrjen e ndihmës nga shërbimet sekrete amerikane.

Ai tha në një konferencë shtypi se nuk ishte “një hetim” por “një hile që synonte të sulmonte njerëzit e lartë”.

Agjentët në Shërbimin Federal të Sigurisë të Rusisë (FSB) u emëruan nga Bellingcat dhe hetues të tjerë të mediave.

Navalny mezi mbijetoi nga helmimi në gusht, duke kaluar javë në kujdesin intensiv në një spital të Berlinit. Specialistët perëndimorë vërtetuan se një lloj agjenti nervor rus Novichok ishte përdorur në sulm – një agjent që mund të vinte vetëm nga një institucion shtetëror./Insajderi.com

BBC News