Bota

Putin thyen heshtjen: Tregon përse nuk i ka uruar fitoren Joe Biden

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se nuk është i gatshëm të njohë Joe Biden si president të zgjedhur.

Një numër udhëheqësish botërorë tashmë e kanë uruar Biden për fitoren e tij në zgjedhjet amerikane, përfshirë Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, Kryeministrin Kanadez Justin Trudeau, Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe Kancelaren Gjermane Angela Merkel.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ndërsa fushata Trump vazhdon të luftojë rezultatet e zgjedhjeve dhe Biden përgatitet për ngjitjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, Putini mbeti i qetë. Sidoqoftë, ai tani ka folur.

Siç raportohet nga Bloomberg, Putin i tha një stacioni televiziv shtetëror: ‘Ne do të punojmë me këdo që ka besimin e popullit amerikan.’

Ai shtoi: ‘Por ai besim mund t’i jepet vetëm një kandidati, fitorja e të cilit është njohur nga pala kundërshtare, ose pasi rezultatet të konfirmohen në një mënyrë legjitime, ligjore.’

Ndërsa kombet e tjera i bënë jehonë njëri-tjetrit urimet dhe urimet e mira për Bajden në fillim të këtij muaji, Putini vendosi të mos merrte pjesë.