Bota

Putin nesër do të vaksinohet kundër Covid-19

Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën se do të vaksinohet na datën 23 mars.

“Vaksinimi është një opsion i secilit person, vendimi i tij personal. Duhet t’ju them se kam ndërmend ta marr vaksinën vetë nesër”, tha ai gjatë një takimi mbi rritjen e prodhimit të vaksinës së koronavirusit.

Sidoqoftë, zëdhënësi i Presidentit rus, Dmitry Peshkov tha se Putin do të vaksinohej me një nga tre vaksinat ruse, por nuk tha cilën vaksinë do të zgjidhte.

“Do të jetë një nga tre vaksinat tona. Të gjitha janë të mira dhe të besueshme”, tha Peshkov në përgjigje të një pyetjeje.

Ai gjithashtu tha se vaksinimi i Putinit nuk do të ishte një ngjarje publike, siç kanë bërë politikanët në disa vende.

“Jo, ne nuk presim që kjo të jetë një ngjarje publike”, tha Peshkov.

Duke folur gjatë takimit televiziv, presidenti rus tha se Rusia kishte nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare për të furnizuar vaksinën ruse Sputnik-V 700, për miliona njerëz.

Ai gjithashtu tha se ishte jetike të rritej prodhimi i vaksinave në Rusi, ku 4.3 milion njerëz kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.