Lajme

Putin lëshoi Rusinë, ja çfarë i ndodh në aeroportin e Turkmenistanit

Në Turkmensitan është organizuar samiti Caspian. Aty ka marrë pjesë edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka lëshuar Rusinë për herë të parë qysh nga fillimi i agresionit në Ukrainë. Megjithatë mediat ukrainase kanë raportuar për mënyrën se si Putin është pritur në aeroportin e Turkmsneistanit më 29 qershor.

Siç shkruan “NEXTA TV”, Vladimir Putin ishte poshtëruar në Turkmenistan pasi s’kishte dalë askush që ta priste në aeroport, dhe i është dashur që të ecte i vetëm nga aeroplani deri tek makina

Derisa liderët tjerë që kishin marrë pjesë, ishin pritur nga zyrtarë të shumtë ndërkohë u ishte servuar edhe bukë e kripë.