Opinione

Pushtetarë që dështimet i mbulojnë me “mosnjohjen nga Serbia”

Nga Xhevdet Pozhari

– Mosnjohja nga Serbia ka ndikuar që ta shesim një ari tokë për 1 euro, 5.000 ari tokë për 5.000 euro;

– Mosnjohja nga Serbia ka ndikuar që sot për një palë analiza të thjeshta të vrapojmë nëpër klinika private, shpesh edhe jashtë shtetit;

– Mosnjohja nga Serbia ka ndikuar që sot të renditemi si shteti me arsimin më të dobët;

– Mosnjohja nga Serbia ka ndikuar që prej sikletit të punësojmë veç familjarë e militantë;

– Mosnjohja nga Serbia ka ndikuar që të rinjt t’ia mbathin nga ky vend pa menduar dy herë;

– Mosnjohja nga Serbia ka ndikuar që dikush të ketë 5 vende pune, dikush asnjë;

– Mosnjohja nga Serbia ka ndikuar që SHBA-të të tërhiqen nga sistemi i prishtë i drejtësisë…

Dhe, lista është e gjatë. Veç një gjë ta dini: Mosnjohjen nga ana e Serbisë e përdorin si argument vetëm pushtetarët që nuk kanë asnjë vullnet për të krijuar parakushte për një jetë të dinjitetshme. Ata që mbajnë ligjërata natë e ditë për rëndësinë e njohjes, kur në fakt asgjë nuk i ka penguar të ndërtojnë një shtet të banueshëm për qytetarët e vet. Ja p.sh, presidenti Thaçi një orë jep intervistë dhe nuk jep asnjë përgjegjësi për skandalet e qeverisjes së tij. Me qëllu dikush që i lyp përgjegjësi, as hijen e tij sun ia sheh.

Ja një argument: Shqipëria nuk ka problem me njohjen e saj, por punët i ka lesh. Shkurt, ne shqiptarët ishim të prirë ma shumë me prish se me ndreqë.