Lajme

Punëtori vdes dy muaj pasi u u rrëzua nga shtëpia derisa ishte duke punuar

Një person ka vdekur dje në QKUK, pasi u rrëzua nga një shtëpi ku ishte duke punuar në fshatin Shkabaj të Prishtinës.

Viktima ishte rrëzuar më 3 tetor dhe ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të marra. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Shkabaj 03.10.2020 – 9:30. Me 31.12.2020 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar pasi ishte rrezuar nga një shtëpi private ku kishte qenë duke punuar. I njëjti ishte duke u trajtuar në QKUK dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti mbetet si më lartë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.