Kosovë

Punëtorët e Ministrisë së Kulturës nuk pajtohen që Presidenti Thaçi të vendoset në zyrat e tyre

Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) po protestojnë kundër vendosjen së Presidencës në objektin e kësaj ministrie. Ata po konsiderojnë se ky vendin i dëmton në mbarëvajtjen e procesit të punës.

Punëtorët po kërkojnë që mos të zhvendosën nga objekti deri t’u bëhet një zgjidhje për t’u vendosur në ndonjë objekt publik, që nuk do të kishte kosto të qerasë.

Për këtë çështje ka reaguar dje edhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se nuk mund të rritet komoditeti i zyrtarëve publikë në kurriz të shpenzimeve publike.

Ndryshe, kërkesë për t’u zhvendosur në këtë objekt kishte bërë edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Në Presidencë kishin konfirmuar ekzistencën e kërkesës e deponuar në Kryeministri në fillim të vitit 2014, por nga e cila pak kohë më vonë presidentja ishte tërhequr pas përllogaritjes së kostos për rinovimin e objektit.