Shëndetësi

Publikohet lista e 20 shteteve që Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit

Në listën e shteteve të cilat Kosova aktualisht i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit nga COVID-19 figurojnë 20 shtete, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Facebook.

Shtetet që Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit janë: Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtenshtajni dhe Portugalia.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Nga kjo Qendër është thënë se gjithë qytetarët që jetojnë në këto shtete për të hyrë në Kosovë duhet të kenë testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të qëndrojnë në vetizolim për 7 ditë.