Sport

PSG zgjedh zëvendësuesin e Mbapesë, parizienët piketojnë titullarin e sulmit të Liverpulit

Kampionët e Francës, PSG duket se kanë filluar

Kampionët e Francës, PSG duket se kanë filluar të përgatiten për një largim të mundshëm të Kilian Mbape, i cili pritet të transferohet te Reali i Madridit.



Në listën e zëvendësuesve të mundshëm të francezit në ditët e fundit duket se ka përfunduar dhe emri i sulmuesit të Liverpul, Sadio Mane.

Sipas raportimeve nga “SportBild”, parizienët po e mendojnë seriozisht transferimin e sulmuesit të “The Reds” si një zëvendësues të denjë të Mbape. Liverpul e konsideron lojtarin si një prej më kryesorëve të skuadrës dhe nuk do të pranonte asnjë ofertë për më pakë se 100 milionë eurosh për kartonin e tij.

Konkurrenca për 30-vjeçarin nuk mungo, me Bajernin i cili ka shprehur gjithashtu interes ndaj tij dhe mendon të konkurroje Parisin në garën për të marrë shërbimet e tij.