Sport

PSG-ja e interesuar për Donnaruman

Paris Saint-Germaini dëshiron ta transferojë vitin e ardhshëm portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma, shkruan “Corriere Della Sera” të enjten.

Ish-drejtori sportiv i “rossonerëve”, Leonardo, që tani është pjesë e Parisit, shpreson që ta bindë portierin italian që ta pranojë ofertën e klubit francez.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ndërkohë, Milani po lufton që t’ia zgjasë kontratën Donnarummas, e cila i skadon në vitin 2022.

Donnaruma i ka munguar Milanit në dy ndeshjet e fundit pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.