Sport

PSG i ofron Ramosit kontratë trevjeçare për të kaluar në Parkun e Princave

Paris Saint-Germain është gjithnjë e më afër tr

Paris Saint-Germain është gjithnjë e më afër transferimit të Sergio Ramosit nga Real Madridi, njofton Insajderi.

Mbrojtësi spanjoll do të jetë lojtar i lirë në verën e këtij vitit dhe rinovimi i kontartës me Los Blancos është shumë larg.

Ramos po kërkon marrëveshje mbi dyvjeçare për të rinovuar kontratën, mirëpo Flornetino Perez nuk i ofronë më shumë se një vit.

Kështu, sipas asaj që raporton Onda Cero, PSG është afër marrëveshjes me kapitenin e Real Madridit.

Transferimi pritet që të kompletohet në verën e këtij viti dhe ai do të nënshkruajë kontratë trevjeçare.

Kampioni nga Ligue 1 do t’i paguajë pagë 15 milionë euro në sezon 34-vjeçarit, derisa klubi spanjoll nuk është e gatshme t’i ofrojë atë shumë.

Kështu, Ramos nuk e përjashton transferimin e në Parkun e Princave si lojtar i lirë, aty ku mund t’i bashkohet edhe Lionel Messi./Insajderi.com