Kronika e Zezë

Pse vriten shqiptarët në Ekuador? Detajet tronditëse të ekzekutimit të 45-vjeçarit nga Tirana

Shqiptari i vrarë sot në Ekuador nuk është një emër i pa njohur për drejtësinë atje. Adriatik Tresa, 45-vjeç u ekzekutua nga një skuadër personash të veshur si policë që hynë brenda vilës së tij luksoze në Gyuakil. Në momentin e vrasjes, shqiptari ndodhej në sallon bashkë me gruan. Por çfarë ka ndodhur në këto vite në vendin amerikano-latin? Kush janë shqiptarët e tjerë të vrarë?

Një javë më parë mundi ti shpëtojë një tentative pengmarrjeje, por sot nuk ishte aq me fat. Adriatik Tresa, 45 vjeç është ekzekutuar pa mëshirë në qytetin e Guayakilit në Ekuador, duke u bërë kështu, shqiptari i disatë që humbet jetën jashtë vendit, në rrethana të çuditshme. Mediat vendase raportojnë se Tresa ishte i skeduar nga autoritetet vendase si i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale përfshirë këtu edhe trafikun e drogës. 

Reklamo bizensin tuaj ketu
Pamjet, Adriatik Tresa dhe momente para vrasjes

Ekzekutimi brenda vilës, gruaja pa gjithçka

Adriatik Tresa u qëllua nga një skuadër e mirëfilltë policie. 4 ekzekutorët kanë hyrë të veshur si policë, duke paraqitur edhe një mandat kërkimi për tresën. Me fenelina policie, dy makina, të veshur me jelekët “POLICIA”, ata mundën të çanin rrethimin e hekurtë të bossit shqiptar të kokainës, që siç shihet edhe në pamje kishte mundur të ngrinte nivelin e jetesës, aty ku shumë të tjerë, shqiptarë nuk ia kanë dalë dot. 

Më pas, autorët, të veshur si policë, kanë lëvizur të qetë nëpër shtëpi derisa kanë gjetur shënjestrën. Plot 6 herë u qëllua Adriatik Tresa, ndërsa në dhomën e ndenjes ku u qëllua me pushkë automatike, ndodhej edhe gruaja e Tresës, një shtetase ekuadoriane, që për fat të mirë, është lënë e qetë nga vrasësit.

Ekipi ishte plot 7 anëtarsh, të ndarë me role të mirëpërcaktuara. 2 ishin shoferë, 2 qendruan në vendin ku rrinë rojet, ndërsa 3 të tjerët kanë hyrë në vilën e shqiptarit, duke e ekzekutuar.

Bossi i drogës, me roje private

Tresa ishte arrestuar një herë në vitin 2017 si i përfshirë në trafikun e drogës, por edhe i akuzuar për një vrasje. 45-vjeçari me origjinë nga Tirana, ishte i dyshuar për një vrasje të një shqiptari tjetër në vitin 2017. Asokohe policia, nuk mund ti gjente asgjë tjetër përveç një pistolete pa leje. Ai u hetua për pastrim parash, por pa sukses. Për policinë vendase, ai është i përfshirë në trafikun e kokainës, që dyshohet se është edhe arsyeja e vrasjes sipas hetimit. Pistat kryesore të hetimit janë përplasjet mes bandave shqiptare që veprojnë në Ekuador. 

Shqiptarët që u bënë shoshë nga në Ekuador

Mes të ngrënit një pjate me “Churrasco” (ushqim tipik në Ekuador), shqiptarët hëngrën plumbat. Tresa nuk ishte i vetmi.  Por me siguri as i fundit. Gazetarët investigativë kanë raportuar se prej vitesh, krimi shqiptar, ai i vërteti, është transferuar në këtë vend të vogël, por që për ta është një minierë ari. 

I pari i vrarë është Ilir Hidri, 40 vjeç nga Vora. Ai u ekzekutua me 3 plumba në kokë nga një shqiptar tjetër më 1 qershor 2017. Ilir Hidri dyshohet se është vrarë pasi prej disa kohësh ai ishte inflitruar në një rrjet të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë e Shqipëri. Asokohe u raportua se 40-vjeçari kishte shkëmbyer informacion me policitë e disa vendeve për një sasi të madhe kokaine që do vinte në Europë.  Hidri qëndronte në Ekuador prej 3 muajsh ndërsa më parë kishte qenë në Europë e Amerikë.

Viktima e dytë është Adriatik Llagji nga Borshi. I riu është ekzekutuar në Bogota, më 4 prill 2018. Djali nga Saranda u qëllua disa herë me plumb në kokë, ndërsa jetonte në Ekuador dhe njihej me emrin “Andrea”. Adriatik Llagji kishte ndërtuar një jetë të re në Bogota, ku ishte martuar me një kolumbiane ishte prind i një djali.

Adriatik Llagji, gruaja dhe djali

Ndërkohë që i treti është Fadil Kaçaniq, nga Mali i Zi. 64-vjeçari u ekzekutua në mars të 2018, bashkë me bashkëshorten e tij, Fatima. Fadili u qëllua me tri plumba, ndërsa njësoj edhe si në vrasjen e Adriatik Tresës, autorët u prezantuan si policë që kërkuan të bënin kontroll. 

Vendi ku i vra Fadili

Hijet e të shkuarës së Adriatik Tresës… vrasja e gazetarit dhe lirimi për mungesë provash!

Por Adriatik Tresës nuk kishte trafikun e drogës të vetmin mëkat mbi shpinë. 45-vjeçari nga Tirana, u arrestua në vitin 2013, për vrasjen e gazetarit Fausto Valdiviezo