Kosovë

Pse po rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë?

Ditëve të fundit në Kosovë është vërejtur rritje e numrit të të infektuarve me Covid-19. Shkas për këtë mund të jetë mos respektimi i masave anti-covid-19 gjatë fushatës zgjedhore nga ana e partive politike.

Infektologu Hamdi Ramadani, tha se numri i personave të infektuarve mund të rritet gjatë ditëve në vijim.

Kjo do tu bjerë përgjegjësi institucioneve publike. Shteti e ka humb seriozitetin në luftimin e pandemisë për shkak të fushatave të shfrenuara të partive politike. Kjo nuk mund t’i bind më qytetarët për t’i respektuar vendimet”, theksoi ai.

Numri total i rasteve pozitive në pesë ditët e fundit në Kosovës është 1575 raste ndërsa të shëruar 1704 përderisa numri i vdekjeve është 17.