Showbiz

Pse njëra anë e fytyrës duket më tërheqëse se tjetra?

Përdoruesit aktivë të Instagram-it, shpenzojnë rreth 48 minuta në ditë për të bërë një selfie, llojin e fotos që konsiderohet si “shkrepja perfekte” për t’u postuar në rrjete sociale. Fjalia më e zakonshme gjatë përpjekjes për selfie-n perfekte është “prit të dal nga ana ime më e mirë”. Të gjithë, mendojmë se njëra anë e fytyrës është më tërheqëse se tjetra, por si është e vërteta?

Profesorë në universitetin e Melburnit, pas një studimi të kryer me pjesëmarrës përdorues aktivë të rrjeteve sociale, arritën në përfundimin se pjesa më e madhe e tyre preferonin të nxirrnin më shumë anën e majtë të fytyrës nëpër foto. Në fakt, kjo anë perceptohet si më tërheqësja nga shumica e njerëzve, por pse?

Reklamo bizensin tuaj ketu

Nëse nuk e keni vënë re, edhe piktorët zgjedhin gjithnjë që portretet e tyre t’i pikturojnë duke shfaqur anën e majtë të fytyrës, pasi faqja dhe mollëzat e anës së majtë duken më tërheqëse. Sipas kërkuesëve kjo anë e fytyrës shpreh më shumë emocione se tjera dhe e shpjegojnë duke bërë lidhjen e mënyrës se si ndjesitë procesohen në tru.

Në anën e djathtë të trurit, ku kontrrollohen muskujt e anës së majtë dominojnë emocionet. Ky, ndoshta është shkaku kryesor pse njerëzit në mënyrë instiktive shfaqin anën e tyre të majtë sa herë u kërkohet të pozojnë për foto ekspresive dhe anën e djathtë për një foto që kërkon t’i “fshehësh ndjesitë”