Opinione

Pse kudo që kanë pushtet shqiptarët është bë llugë?! E, habiten pse ikë rinia!

Nga Xhevdet Pozhari

– Albin Kurti tash e 5 vite lufton kundër Gjykatës Speciale, e çohen i thonë pse nuk reagove menjëherë kur u arrestu Thaçi, të njëjtit njerëz që e kanë votu këtë gjykatë. E, kur reagon, prapë i japin kredite vetes me thonë, jo po nuk e ke sinqerisht;

Reklamo bizensin tuaj ketu

– Çohen dhe i fitojnë zgjedhjet Albini dhe Vjosa në emër të ndryshimit, e t’na del një Dullë e Driton Selmanaj prej askundit. Për ma tepër qat Vjosën që e shpëtoi LDK-në faqebardhë, çohen dhe e gozhdojnë i madh e i vogël;

– Ta vendosin një Armend Zemaj në vend të një Arben Vitie në mes të një pandemie;- Në një mjedis ku Lumja e Thaçit bahet doktor shkence;

– Mjedis ku prodhohen akademikë të kalibrit të Frashër Demaj;- Vend ku deri dje e kemi pa surratin e Baton Haxhiut si intelektual;- Studio televizive ku Halil Matoshi mi gjunte spërklat kah fliste si me pas arra në gojë t’u ma ngrit Avdullah Hotin në qiell deri u bo zv/ministër;

– Vend ku paqt të avullohen 2.1 milionë euro;

– Mjedis ku djemt e pushtetarëve që rrahin policë, nesër mund të jenë punëdhënësit e fëmijëve tanë;- Vend ku në të ardhmen biznesi ma profitabil do të jenë shtëpitë e pleqve sepse ngadal por sigurtë po i këpusim lidhjet e familjeve;

– Vend ku fatkeqet kanë rënë dëshpërueshëm në kthetrat e prostitucionit shkaku i mbijetesës;

– Mjedis ku çdo javë ndodh një vrasje e gruas;

– Vend tranzit i drogës;

– Hapësira shqiptare ku që 20 vite votohet Ali Ahmeti;

– Shqipëri e kapur në kthetra nga një marionetë e oligarkëve i cili ladron nëpër studio televizive si pulë pa kry;

– Në një mjedis ku pagë deputeti kanë marrë edhe mumie që kurrë nuk e kanë qelë gojën si kalibri i “teutarugovave”;

– Tokë që është privatizuar falë nga ata që e pronësuan në emër të lirisë;

– Mjedis ku përditë shtrenjtohen çmimet e produkteve, rrymës, shërbimeve dhe gjithçka gëllitet në heshtje..Etj, etj…

Tash, më tregoni se si mund të mbesësh normal në një mjedis ku normaliteti është abnormalitet? Si po mendoni se keni me i bind të rinjt e kualifikuar që të qëndrojnë në këtë shtet ku ose duhen me diplomë të punojnë për 200-300 euro kamarier, ose të bëhen argatë të ndonjë partie?

Pra, shtroni një pyetje bazike: Pse kudo që kanë pushtet shqiptarët, është bë llugë?! Të jetë e rastësishme? Nuk e besoj!