Opinione

Pse gjithë ky “pasion” i shqiptarëve për tema politike?

Gjithë ky pasioni i shqiptarëve për politikë e

Gjithë ky pasioni i shqiptarëve për politikë e tema politike s’ është rrjedhojë i edukimit të tyre politik, as rezultat i dijes ose vetëdijes së mbrehtë politike, madje nuk është as rezultat i ndërgjegjes së lartësume qytetare, sepse në këtë aspekt ne jemi me mungesa të mëdha; nuk është as shenjë e dashurisë së sinqertë për atë që është res publica, por pasojë keqedukimit shekullor dhe pavetëdijes totale.

Prandaj sa herë të flasim për politikë, duhet të jemi të sinqertë dhe ta pranojmë të vërtetën historike: se tokat tona për pesëqind vjet të sundimit osman u lanë shkretë dhe pastaj ato u vërshuan keq nga ideologjia e kuqe komuniste, nën kthetrat e të cilave ne u keqedukuam e kequshyem dhe sot vuajmë nga këto dy mendësi që s’ janë në përkim me vlerat e demokracisë perëndimore, për çka ne bëhemi sikur punojmë.

Dhe sot ne ende s’ e kemi gjetë paqen e brendshme, meqë na mungon bosulla e orientimit, ndaj ndodh të zgjohemi si europianë, të jetojmë si osmanë e të biem në gjumë në ëndrra kozmopolite.

Kjo ka bërë që shoqëria e jonë pa busullën orientimi, e trullosur, të endet nëpër guida politike ku kërkon lumturi, por prej ku kthehet gjithmonë e dëshpërua.

Ismail Kadare e trajton mjaft bukur këtë problem te romani mahnitës “Viti i mbrapshtë”, ku veç tjerash flet edhe për çmësimin e shqiptarëve me shtetin.
Kështu, Vit i mbrapshtë i Kadaresë është kthyer në një sintagmë pikëllimi e mërzie që s’ na u ndahet kurrë.

Ne vazhdojmë të kequshqehemi me dokrra politike dhe mjerisht asku s’ duken shenja që mund të ngjallin shpresa për një si lloj këndellje nga kjo gjendje e mjerueshme, kështu, çmësimi ynë me krijesën e quajtur shtet duket se vazhdon.

Asku në botën e qytetëruar s’ flitet kaq shumë e kaq mjerueshëm për tema politike e politikanë, kurse e vërteta është se në Europë mund të thuhet se jemi populli më i pazhvilluar në çështje politikë.

Kjo është realisht pandemia e vërtetë, prej të cilës lëngojmë qëmoti, prandaj pa u çliruar nga zinxhirët e kësaj robërie të egër e primitive, kurrë vend normal s’ do të bëhemi.