Kosovë

Pse e zgjodhi PDK-ja sloganin “Rimëkëmbje”

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka konfirmuar se slogani i PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit është “Rimëkëmbje”

Hoxhaj ka bërë të ditur se PDK-ja është themeli i shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes së Republikës së Kosovës.

Përmes një statusi në “Facebook”, Hoxhaj ka thënë se Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë për rimëkëmbje.

RIMËKËMBJE! 

Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë për rimëkëmbje. Ne do ta rimëkëmbim ekonominë, shëndetësinë, rendin dhe ligjin, politikën e jashtme, arsimin dhe marrëdhëniet me miqtë, që u rrënuan nga 6 tetori 2019! 

UÇK-ja ishte themeli i rimëkëmbjes tonë kombëtare. PDK-ja është themeli i shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes së Republikës së Kosovës. 

Bashkë do ta rimëkmëbim Kosovën. #PDK #Rimëkëmbje