Lajme

PSD me aksion për takimin e Kurtit me Vuçiqin

Partia Socialdemokrate që drejtohet nga Dardan

Partia Socialdemokrate që drejtohet nga Dardan Molliqaj, ka kritikuar takimin e Albin Kurtit me Aleksandër Vuçiqin, përmes një aksioni simbolik në sheshin “Zahir Pajaziti”, Prishtinë.

“Fake News, Albini nuk e takon Vuçiqin pa kërkuar falje Serbia”, thuhet ndër të tjera në pankartën e realizuar nga PSD’ja.

Ky subjekt politik përmes një komunikate ka ironizuar për takimin e Kurtit.

“Kryeministri ynë ka thënë kështu, s’ka si të jetë ndryshe. Eksponentë dashakëqinj nga mediat e partitë politike po duan ta njollosin figurën kristal të kryeministrin tonë. Ata duan t’i pengojnë e t’i fshehin të arriturat tona kolosale”.

Të hënën kryeministri i Kosovës është takuar me presidentin e Serbisë – ishte takimi i parë ndërmjet tyre e i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. /Insajderi.com