Lajme

PS e sulmoi për Xhaferllarin, Meta: Politikanë pa dinjitet familjar

Kreu i shtetit Ilir Meta iu përgjigj sulmeve t

Kreu i shtetit Ilir Meta iu përgjigj sulmeve të mazhorancës lidhur me dekretimin e Marsida Xhaferllarit për anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Komentet në adresë të anëtares së re të Kushtetueses, Meta i quajti të pamoralshme ndërsa shtoi se politikanët që artikulojnë të tilla thashetheme janë pa dinjitet familjar e shoqëror.

“Thashetheme nga politikanë pa dinjitet jo vetëm politik, por edhe pa dinjitet familjar e shoqëror. Veprimet e mia kanë qenë të ligjshme, të përgjegjshme. Është emri me CV-në më të shkëlqyer nga të gjithë kandidatët e sjellë nga KED. Është e diskriminuar, e qartë për çfarë arsyesh, ka marrë nga KED vlerësimin zero, edhe pse ka pasur të gjitha kualifikimet për karrierën në gjyqësor”, tha Meta.

Ishte kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i cili u shpreh dy ditë më parë se presidenti kërkon të dekretojë partneren e ish-deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj, prandaj edhe ka futur në ngërç plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.


Etiketa: , , ,